Mediat iraniane kanë dhënë numrin e parë jozyrtar të të vdekurve nga sulmet izraelite.
Nournews thotë se 78 persona u vranë dhe 329 të tjerë u plagosën në kryeqytetin Teheran.
Izraeli sulmoi kryeqytetin e Iranit në mëngjesin e së premtes duke i goditur objektet e tij bërthamore dhe ushtarake, duke rritur mundësinë për një luftë të përgjithshme midis dy vendeve rivale në Lindjen e Mesme. Ky dukej të ishte sulmi më i madh që Irani e ka përjetuar që nga lufta me Irakun në vitet ’80.
Sulmi ndodhi në një kohë tensionesh të larta për shkak të përparimeve të shpejta të programit bërthamor të Iranit dhe nxiti kundërpërgjigje të menjëhershme, pasi lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se Izraeli do të përballej me “dënim të ashpër”.
Pak orë më vonë, ushtria izraelite njoftoi ka filluar të rrëzojë dronët iranianë të nisur nga Teherani si hakmarrje për sulmin.
Një zyrtar izraelit tha se rrëzimi i dronëve po ndodh jashtë territorit izraelit, por nuk dha më shumë hollësi, pasi foli në kushte anonime./abcnews.al


