Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën e opozitës në Tiranë

schedule14:35 - 26 Maj, 2018

schedule 14:35 - 26 Maj, 2018

Mediat ndërkombëtare pasqyruan protestën e opozitësh shqiptare në Tiranë, Asociated Press shkruan se me mijëra njerëz iu bashkuan protestës anti qeveritare duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Të dy akuzohen nga opozita në vend se kanë lidhje me krimin e organizuar.

I vetmi që foli ishte lideri i Partisë Demokratike Basha, shkruhet më tej, duke nënvizuar se protestuesit mbanin flamuj të vendeve të Bashkimit Europian dhe hodhën gurë në drejtim të godinës së kryeministrisë.

Shqipëria anëtare e NATO-s që nga viti 2009, pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian muajin e ardhshëm, përfundon shkrimi. Lajmi i Associated Press është publikuar edhe në Washington Post. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!