Mediat kineze “risjellin” në jetë mjekun që vdiq nga koronavirusi

schedule21:58 - 6 Shkurt, 2020

schedule 21:58 - 6 Shkurt, 2020

Mediat kineze kanë ndryshuar raportin për mjekun, që ndërroi jetë nga koronavirusi.

‘Global Times”, media shtetërore tha se Li Wenliang kishte vdekur në Wuhan, por më vonë raportoi se ai ishte i sëmurë në gjendje kritike.

Dr Li u shpall i vdekur në orën 21:30 me orën lokale, të enjten, dhe lajmi u raportua nga mediat shtetërore kineze, duke shkaktuar një valë të madhe reagimesh.

Gazetarët dhe mjekët në vendngjarje, të cilët nuk duan që emrat e tyre të përdoren, i thanë BBC-së dhe mediave të tjera që zyrtarët qeveritarë më pas ndërhynë.

Mediave zyrtare iu thanë të ndryshojnë lajmet, dhe të raportonin se mjeku ishte ende duke u trajtuar.

Raportet thanë se mjekut iu dha një trajtim i njohur si ECMO (oksigjenimi i membranës jashtë-korpore) që mban zemrën e një personi duke pompuar dhe mban gjakun e tyre të oksigjenuar pa kaluar nëpër mushkëri.

Dr Li paralajmëroi mjekët e tjerë për virusin më 30 dhjetor, por u tha nga policia që të ndalonin të bënin “komente të rreme”.

Më 30 Dhjetor ai u dërgoi një mesazh mjekëve të tjerë duke i paralajmëruar të vishnin rroba mbrojtëse për të shmangur infeksionin.

Koronavirusi ka vrarë më shumë se 560 njerëz dhe ka infektuar 28,000 në Kinë./abcews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!