Sipas mediave italiane, një pjesë e madhe e shpërndarësve të drogës në vend, rekrutohen në Shqipëri çdo tre muaj. Ndërsa fitimi ditor është thjesht i pallogaritshëm.
Një rrjet droge dhe shpërndarësish në Altotevere, në mënyrë të veçantë në Umbertide dhe shpërndarës të rekrutuar në Shqipëri, të cilët shkojnë në Itali si turistë dhe sistemohen në apartamente të vogla në zonë për një periudhë tre mujore. Hetuesit italianë kanë vendosur të publikojnë mënyrën se si funksiononte një rrjet shpërndarësish të cilët ndaheshin dhe në turne për tu siguruar se shisnin drogë 24 orë në 24. Pas përfundimit të tre mujorit ata ktheheshin në Shqipëri për të humbur gjurmët.
Hetimet kanë nisur në shkurt të vitit 2017, pas disa episodesh që kishin vënë në alarm zonën. Policia italiane zbuloi se shqiptarët që drejtonin shpërndarjen e drogës kishin vendosur rrënjë në zonë. Gjatë hetimeve janë arrestuar rreth 15 persona mes të cilave dhe një grua si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge. Fitimet financiare nga ky aktivitet kriminal ishin më shumë se 30 mijë euro në muaj./abcnews.al