Mediat italiane flasin për dorëheqje të Renzit nga PD/Përgënjeshtron zëdhënësi i partisë

schedule12:49 - 5 Mars, 2018

schedule 12:49 - 5 Mars, 2018

Mediat italiane raportojnë për një dorëheqje të mundshme të Mateo Rencit nga drejtimi i Partisë Demokratike pas rezultatit negativ në zgjedhje ku partia e tij ishte humbësja e qartë e zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës. Zëdhënësi i Partisë Demokratike Marko Anxholeti deklaroi se nuk rezulton asnjë deklaratë apo vendim për dorëheqjen e Renzit. Gjithësesi ish kryeministri Italian do të japë një deklaratë për mediat në orën 17 të pasdites së sotme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!