Mediat greke: S’ka dialog me Turqinë në selinë e NATO-s

schedule20:56 - 10 Shtator, 2020

schedule 20:56 - 10 Shtator, 2020

Athina zyrtare mohon pretendimet e Ankarasë për një “shkëmbim mendimesh” në kontekstin e diskutimeve teknike në NATO.

Gazeta greke “Protothema” duke cituar burime diplomatike shkruan se oficeri grek shkoi në zyrën e Presidentit të Komitetit Ushtarak të NATO-s në mënyrë që të paraqesë komentet e palës greke mbi propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për një mekanizëm të mundshëm të de-përshkallëzimit.

Kryetari i Komitetit Ushtarak i kërkoi oficerit grek një seri sqarimesh mbi komentet e paraqitura.

“Sipas burimeve diplomatike, nuk kishte dialog me oficerin turk. Përveç kësaj, referencat për “shkëmbimin e pikëpamjeve” në kontekstin e “diskutimeve teknike” janë pjesë e përpjekjes së vazhdueshme të Turqisë për të paraqitur një pamje joreale në mënyrë që të shmangë vendosjen e sanksioneve mbi veprimet e saj të paligjshme”, shkruan Protothema, përcjell abcnews.al.

Më parë, Ministria Turke e Mbrojtjes kishte pohuar  se takimi i delegacioneve teknike të Greqisë dhe Turqisë në NATO ishte zhvilluar.

Sipas tij, “një shkëmbim mendimesh u zhvillua në takim ku u diskutuan masat për të parandaluar ndërhyrjen e mundshme midis aktorëve ushtarakë”.

Ministria Turke e Mbrojtjes gjithashtu tha se një thetër komunikim është planifikuar në ditët në vijim. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!