Mediat greke e kanë cilësuar si një vendim të mirëpritur nga qeveria shqiptare të zgjerimit të ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në detin Jon, raporton abcnews.al.
“Zougla” i referohet deklaratës së djeshme të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, duke theksuar se pala shqiptare është e gatshme për një marrëveshje të re të ndarjes së detit me Greqinë.
Lexoe dhe: Mitsotakis në Parlament: Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon, Dendias vizitë në Tiranë
Ndërkohë, “Ekathimerini” i referohet deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë ku shkruhet: Lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjërësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982.
Po ashtu, “Zougla” shkruan se qeveria shqiptare deklaron se Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok, bazuar në parimet dhe normat e së drejtës së detit, praktikën ndërkombëtare, si dhe duke respektuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. /abcnews.al