Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mediat greke: Rama në anën tonë për detin, i dha mesazh Turqisë

schedule16:08 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 16:08 - 29 Dhjetor, 2020

“Greqia nuk reagoi kur në zgjeruam ujërat tona territoriale në 12 milje detare”.

Kjo është deklarata e sotme e kryeministrit Rama në lidhje me vendimin e ekzekutivit grek për 12 miljet detare, e cila po gjen hapësirë të mëdha në mediat greke aktualisht, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: Tapia e detit, ish-komandanti në “ABC”: E matëm me dron, Barketa 110 metra në pjesën shqiptare

Protothema shkruan se përmes kësaj deklarate, Rama tregoi që është në anën e Greqisë në konfliktin e tyre me Turqinë duke e ciolësuar këtë një mesazh të qartë edhe ndaj Ankarasë.

“Një mesazh për Ankaranë nga Tirana”, e fillon lajmin gazeta greke duke shtuar se zgjerimi me 12 milje detare është një e drejtë e Greqisë, e cila do të ndikojë edhe për çështjen e ishujve në kufi me Turqinë ne Egjeun Lindor.

Mediat greke e konsiderojnë të rendësishëm reagimin e Shqipërisë për zgjerimin nme 12 milje detare në Jon për shkak se kjo çështje do të përdoret si precedent edhe për ishujt në Egjeun Lindor kundrejt Turqisë, e cila refuzon të njohë një fakt të tillë për shkak se siç shprehen ata “kjo do t’i burgosë në tokë”.

Ccështja e ishujve ka shkaktuar tensione të forta mes dy shteteve duke i çuar aleatët në NATO në prag të luftës me njeri-tjetrin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!