Mediat greke i kanë cilësuar kërcënime të reja për Greqinë deklaratat e fundit të lëshuara nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Protothem.gr, shkruan se sikleti i Erdogan është i dukshëm pas marrëveshjeve të mbrojtjes të Greqisë me Francën dhe Shtetet e Bashkuara dhe ndërkohë që popullariteti i tij është në rënie, e nga ana tjetër ekonominë e vendit të tij në të njëjtën kohë në trazira.
Këtë herë Erdogan thotë se grekët “ dënojnë me vdekje refugjatët, duke shpuar varkat e tyre fryrëse ”.
Ai madje sulmoi kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez Viktor Orban, duke pretenduar se ai gënjen për emigracionin.
” Nëse hapim kufijtë tanë, nuk e di se çfarë do të ndodhë me Greqinë, ” tha presidenti turk.
“Është mosmirënjohje të thuhet se burimi i problemit është Turqia, ndërsa vendi ynë pret 5 milionë refugjatë. Nëse hapim kufijtë, nuk e di se çfarë do të ndodhë me Greqinë. Për më tepër, Greqia është vendi që fundos varkat e refugjatëve në Egje dhe Mesdhe dhe i dënon me vdekje. Mitsotakis dhe të pranishmit e tij kalojnë ditët e tyre duke gënjyer dhe duke mos u sjellë me ndershmëri, kjo është arsyeja pse ata nuk ngjallin besim në rajon” tha Erdogan. /abcnews.al/