Mediat e huaja pasqyrojnë vrasjen e 8-fishtë në Selenicë të Vlorës

schedule14:51 - 11 Gusht, 2018

schedule 14:51 - 11 Gusht, 2018

Mediat e huaja, italiane, greke dhe angleze kanë pasqyruar masakrën e së premtes në Selenicë, ku 24 vjeçari Ritvan Zykaj ekzekutoi me kallashnikov tetë familjarë tij për motive banale.

Vrasja e tetë fishtë e një dite më parë në Resulaj të Selenicës ka bërë bujë dhe në mediat e huaja për shkak të përmasave tragjike të saj dhe numrit të lartë të viktimave.

“Shqipëri, shuhet familja me kallashnikov: tetë të vdekur”. Kështu shkruan italiania “Tgcom” në faqen e saj online për vrasjen e të premtes, ku 24 vjeçari Ritvan Zykaj shuajti tre familje të fisit të tij, për motive banale në Resulaj të Selenicës.

Më tej shkruhet se ngjarja ndodhi në një fshat të Vlorës, 120 kilometra larg Tiranës dhe se autori u arratis menjëherë pas ngjarjes.

Një tjetër media italiane përshkruante një ditë më parë kërkimet e policisë për vrasësin e kushërinjve të tij.

Mediat greke gjithashtu që në titull theksojnë se 24 vjeçari ka vrarë tetë familjarët e tij, mes të cilëve dhe dy fëmijë.

“Indian Express” shkruan se policia shqiptare ka publikuar fotografinë e vrasësit, duke u bërë apel banorëve të zonës të kenë kujdes pasi ishte i armatosur dhe i rrezikshëm, në kohën që ishte ende në arrati. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!