FOTO/ Mediat e akuzojnë se dërgoi koronavirusin në Kinë, njihuni me ushtaraken amerikane që ishte në Wuhan

schedule06:12 - 28 Prill, 2020

schedule 06:12 - 28 Prill, 2020

Maatje Benassi, një rezerviste e ushtrisë amerikane dhe nënë e dy fëmijëve, është bërë shënjestra e teoricientëve, të cilët e cilësojnë gabimisht atë si burimin e pandemisë së koronavirusit, duke aluduar se ajo e solli sëmundjen në Kinë!

Pretendimet e rreme, po përhapen në YouTube çdo ditë, duke kapur qindra pamje, të cilat janë marrë si të mirëqena nga mediat e Partisë Komuniste Kineze. Pavarësisht faktit, se Benassi dhe partneri i saj nuk janë infektuar kurrë me koronavirus, ato gjithmonë janë kthyer në objekt diskutimi në mediat sociale kineze.

Në një intervistë për CNN, çifti shprehet se pretendimet e kanë kthyer jetën e tyre me kokë poshtë, pasi adresa e tyre e shtëpisë është e postuar në internet dhe para se të mbyllnin llogaritë në rrjete sociale, kutitë e tyre të mesazheve ishin tejmbushur nga mesazhe të besimtarëve të komplotit.

“Është si të zgjohesh nga një ëndërr e keqe, të shikosh të njëjtin makth ditë pas dite. Unë dua thjesht që të ndalojnë së më keqtrajtuari, sepse janë duke më sulmuar gjerësisht në internet”” u shpreh Maatje Benassi, për CNN.

Në javët e para të koronavirusit në Kinë, teoricienët e konspiracionit filluan të pretendojnë, se e gjitha ishte një armë biologjike e ideuar nga SHBA. Më vonë një anëtar i qeverisë Kineze, promovoi publikisht idenë se ushtria amerikane solli virusin në Kinë gjatë Lojrave Botërore Ushtarake që u mbajtën në Ëham, ku Maatje Benassi mori pjesë si çikliste.