Mediat Britanike: Parandalohet një sulm i ISIS ndaj kryeministres May

schedule10:16 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 10:16 - 6 Dhjetor, 2017

Shërbimet secrete britanike kanë parandaluar një sulm të Isis në vend, i cili kishte si objektiv kryeministren Tereza Mej. Lajmi është konfirmuar dhe nga drejtori I shërbimeve secrete britanike Endrju Parker

Sipas disa mediave britanike, mes të cilave “Daily Telegraph” dhe “Times”, shërbimet secrete në vend muajt e fundit kanë parandaluar një plan për vrasjen e kryeministres Tereza MEj të ideuar nga një atentator islamik I cili është simpatizant I isis. Ai kishte në plan të shpërthente një bombë artizanale përballë Dauning Street, dhe më pas të sulmonte me thikë kryeministren Mej duke përfituar nga kaosi që do shkaktonte shpërthimi.

Mediat citojnë një raport të prezantuar të martën nga drejtoi I shërbimeve secrete Endrju Parker në qeveri. Në raportin e tij Parker raportoi para këshillit të ministrave se ishin planifikuar të paktën 9 sulme të rëndësishme, të cilat u zbuluan në kohë nga shërbimet e sigurisë dhe policia britanike pas sulmit në Uestminster në muajin Mars. Sipas Times, Parker e ka cilësuar rrezikun e situatës në vend si të paprecedentë.

Numri I akteve terroriste të parandaluara në katër vitet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar pas vrasjes së ushtarit Li Rigby, është 22, po sipas shërbimeve secrete britanike. Deklaratat e Parker u bënë pak pasi një raport I pavarur kishte denoncuar mangësi në shërbimin e policisë për sa I përket atentatit të muajit maj në Manchester: duke vënë në dukje se si kamikaze I ri me origin nga Libia Salman Abedi kishte qenë në vëmendjen e hetuesve një herë dhe mund të ishte ndaluar në kohë

Sipas “Sun” janë dy personat e ndaluar dhe të akuzuar për planin në fjalë dhe që presin të dalin në gjykatë. Njëri prej tyre është 20 vjecari Zakaria Rahaman, dhe rezulton të jetë arrestuar para një jave nga forcat e anti terrorizmit të Scotland Yard pasi iu gjetën material për përgatitjen e bombave artizanale. Ndërsa personi I dytë I arrestuar ishte mbështetësi I tij për sa I përket anës logjistike. Sun shkruan se sulmi kundër kryeministres do të ishte I natyrës vetëvrasëse./abcnews.al