Pavarësisht mungesës në 2 sfidat e Kombëtares ndaj Çekisë e Bullgarisë, si dhe mungesës në “derbin e Londrës”, ndaj Arsenal, duket se “bomberit” Armando Broja, më në fund i ka ardhur momenti të rikthehet në fushë si titullar.
Sulmuesi la grumbullimin e kombëtares për shkak të një dëmtimi në gju, për fat të mirë jo në gjurin e operuar, dhe në këto ditë ka bërë stërvitje thuajse kryesisht i diferencuar që të kthehej në formë, mirëpo sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike në stërvitjen e sotme “shtatlarti” i sulmit ka marrë dritën e gjelbër për të qenë në dispozicion të trajnerit Maurizio Pochettino për sfidën e kësaj fundjave kundër Brentford.
Një sfidë e veçantë pasi përballë mund të jetë Thomas Strakosha, shoku i tij në Kombëtaren shqiptare. Portieri është aktivizuar dy ndeshje më parë me skuadrën e Brentford, në sfidën ndaj Manchester United, dhe raportohet se do të shihet si pjesë e mundshmr e rotacioneve në skuadër në vijimin e kampionatit. /i.m /abcnews.al