Mediat britanike e bëjnë fakt të kryer, ish-tekniku i Brojës drejton “Djajtë” sezonin e ardhshëm

schedule14:56 - 3 Maj, 2024

schedule 14:56 - 3 Maj, 2024

Erik ten Hag nuk do të jetë në krye të Manchester United sezonin e ardhshëm. Presidenca është e pakënaqur me punën e teknikut holandez dhe ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit të tij dhe sipas raportimeve më të fundit, të mediave britanike kanë nisur bisedimet me Graham Potter, madje është zhvilluar edhe një takim me ish-trajnerin e Chelsea.

Vetë pronari i ri, Sir Jim Ratcliffe ka takuar personalisht 48-vjeçarin nga Solihull, teksa më tej në raportimet e “ishullorëve”, thuhet se akordi mes palëve është arritur dhe Potter pret verën për të nisur aventurën e tij me ekipin me më shumë tifozë në botë.

Megjithatë, Potter nuk është i vetmi në listën e “Djajve”, me “gjigantët” e Premier League, që mendojnë gjithashtu edhe për nënshkrimin me italianin, Thiago Motta, i cili është afër dërgimit të skuadrës së Bologna në Champions League, arritje kjo jo pak e vogel, me një klub si “Emiljanët”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!