IZRAEL- Të paktën nëntë raketa iraniane që shkelën mbrojtjen ajrore të Izraelit goditën dy nga bazat ajrore të Izraelit, por nuk u raportuan dëme të konsiderueshme, tha një zyrtar i lartë për televizionin amerikan ABC News.
Pesë raketa balistike goditën bazën ajrore Nevatim, duke dëmtuar një avion transporti C-130, një pistë të papërdorur dhe objekte të zbrazëta të magazinimit, shtoi më tej zyrtari.
Katër raketa balistike shtesë goditën bazën ajrore Negev, por nuk pati raportime për dëme të konsiderueshme, konfrimoi zyrtari.
Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha të dielën se 99% e 300 raketave të lëshuara nga Irani u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit dhe luftarak i Forcave Ajrore izraelite./ n.m.abcnews.al