Një “bombë” e vërtetë mund të prishë planet e Barcelonës. Jean Samuel Leuba dhe Mirjam Koller Trunz, dy inspektorët e emëruar nga Komiteti i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s më 23 mars për të hetuar rastin Negreira, dyshohet se kanë kërkuar që Barcelona të sanksionohet me një ndalim prej një viti nga garat europiane.
Ky, sipas “ABC”, është rezultat i hetimit të nxitur nga UEFA.
“Barça ka shkelur kuadrin ligjor të organit europian”, raportohej nga “ABC”. Veçanërisht prerës do të ishte raporti i inspektorit zvicerian, i cili pretendon se ka vërejtur shenja të aktiviteteve që sunojnë organizim apo ndikim në rezultatet e ndeshjeve.
Megjithatë, vendimi përfundimtar do të jetyë i UEFA-s. institucioni mund të hapë një dosje dhe të presë mendimin e drejtësisë spanjolle ose të ndjekë përfundimet e inspektorëve dhe të konfirmojë kërkesën. Një dilemë e vërtetë e Ceferin, i cili brenda pak ditësh duhet të vendosë nëse do të dëgjojë apo jo raportin e inspektorëve, me rrezikun që katalanasit të padisë dhe të kërkojë dëmshpërblim.
UEFA ka afat deri më 12 qershor për të shpallur listën e pjesëmarrësve në edicionin e ardhshëm të Champions League, kualifikim që Barcelona e arriti duke fituar kampionatin spanjoll./h.ll/abcnews.al