Kreu i SPAK, Altin Dumani i është përgjigjur Damian Gjiknurit, pasi ky i fundit deklaroi se mediat duhet të qendrojnë jashtë dosjeve penale.
Ai ka thënë se përgjegjësinë e kanë vetë dhe ka kërkuar ndalimin e publikimit. Sakaq, Dumani ka pranuar se ka një reduktim të rrjedhjes së informacionit nga SPAK.
Gjithashtu, e ka cilësuar si një moment të vështirë, pasi po përpiqen ta ndalojnë.
“Lidhur me mandatin, patjetër ka nevojë për ndryshime kushtetuese dhe ligjore. Unë dhe në pozicionin e drejtuesit e përmenda dhe pak më parë, e kam adresuar si shqetësim dhe ky është roli im, vetëm të adresojë, nuk kam ndërmend të kem më asnjë rol në ecurinë e mëtejshme, lidhur me mënyrën se si adresohet ky shqetësim. Prandaj, mua mos më llogarisni fare, mua më mjaftojnë 9 vjet dhe jam shumë i kënaqur në përfundim të mandatit, por unë jam drejtues institucioni dhe atë kam përcjellë përpara jush. E diskutueshme është dhe kam argumenta pro dhe kundër, e kam adresuar i bindur se e drejta për të rinovuar mandatin do të shkojë në vazhdimësi të institucionit.
Sa i takon rolit të BKH, duhet të marrim parasysh shumë gjëra, është kompletuar vetëm në 2022, ne nuk kemi pasur zyra, dhe vihet re që 2023 është një vit ku institucioni është në kapacitetet pothuajse të plota. Mund të themi mirëfuksionale. Unë e shoh shumë pozitivisht si drejtues i prokurorisë së posaçme.
Lidhur me materialet që publikohen në media, është patjetër një shqetësim dhe për ne si institucion, patjetër ne kemi dhe hetimet tona të brendshme nëse ne kemi pasur rrjedhje të informacionit nga brenda. Po të shikoni ca qarkullon, vendimi i gjykatës. Deri në momentin që nuk qarkullon seanca e marrjes në pyetje nuk qarkullon vendim. Në hetimet komplekse ne kërkojmë ndalimin e publikimit të masës. Është një moment shumë i vështirë, sa i takon nga brenda ne përpiqemi ta ndalojmë. E kuptoj pyetjen tënde, është çështje delikate”.