Shqipëria, destinacion për pushime/ Media italiane: Preferohet më tepër nga të rinjtë

schedule07:20 - 7 Shtator, 2024

schedule 07:20 - 7 Shtator, 2024

Shqipëria është transformuar në  një nga ato vende që ka pasur suksesin më të madh vitet e fundit – duke tërhequr një numër në rritje të vizitorëve ndërkombëtarë, veçanërisht në periudhën e verës.

Revista italiane e dedikuar për turizmin dhe  udhëtimet  “TTi Viaggi” i ka kushtuar një artikull bukurive të natyrës shqiptare dhe tërheqjes gjithmonë e më tepër të turistëve sidomos të rinjve. Media italiane shkruan se falë plazheve të bukura, ujit të pastër dhe kostos shumë të ulët të jetesës,  shumë qytetarë zgjedhin Shqipërinë si destinacion pushimi.

Prej disa vitesh, sidomos pas pandemisë Covid-19, Luftës në Ukrainë dhe të gjitha problemeve që lidhen me inflacionin, rritjen e kostos së jetesës dhe stanjacionin e pagave, kushdo që shkon me pushime e bën këtë duke kërkuar për të kursyer. sa më shumë që të jetë e mundur, pa sakrifikuar cilësinë. Pikërisht duke pasur parasysh këtë, disa vende kanë filluar të bëjnë rrugën e tyre mes gjigantëve turistikë si Greqia apo Spanja , dhe t’i luftojnë ata si destinacionin e preferuar për pushime verore me kosto të ulët. Mes tyre spikat sigurisht Shqipëria, e cila përveç se është kthyer në një destinacion perfekt për të rinjtë dhe për ata që nuk kanë një buxhet të madh për të investuar për pushime, falë politikave sociale ajo ka filluar të tërheqë edhe të moshuarit dhe pensionistët dhe ata që nuk kanë një buxhet të madh për të investuar për pushime.

Sipas medias italiane  Fatin e Shqipërisë e bëjnë disa faktorë: ajo është ende një destinacion pak i njohur, megjithëse numri i turistëve të huaj është në rritje nuk ka turizëm masiv; këtu hani mirë dhe shpenzoni pak; akomodimet janë të një standardi të lartë, por me çmime të ulëta; dhe shërbimet e  plazhit i gjen   me disa euro.

Shqipëria është vizituar nga 6.3 milionë turistë nga janari deri në korrik të këtij viti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!