Media greke: Rama-Meta debat për detin, por dekreti nuk ka të bëjë me demarkacionin

schedule09:21 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 09:21 - 29 Dhjetor, 2020

Mediat në Athinë i kanë kushtuar hapësirë debatit që po zhvillohet në Shqipëri për cështjen e zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon.

“Një përballje e ashpër midis Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama provokoi dekreti Presidencial për shtrirjen e ujërave territoriale greke në 12 milje në Jon” shkruajnë mediat në Athinë.

Presidenti shqiptar, vijon më tej shkrimi, “pretendon se nga viti 2018 ai nuk ka asnjë informacion mbi ecurinë e bisedimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe zotohet se kur të ketë të gjitha informacionet nga qeveria e vendit të tij ai do të informojë publikun”.  Por, “Edi Rama thekson se ky vendim i Greqisë nuk ka asnjë lidhje me demarkacionin midis dy vendeve” thuhet në shkrim.

“Dhe vërtetë është”- vazhdon më tej artikulli “Ky vendim nuk përfshin demarkacionin midis Greqisë dhe Shqipërisë” mbyllet shkrimi.

Mbrëmjen e djeshme emisioni “Log.” publikoi dekretin presidencial grek që shkaktoi debatin e fortë, ku evidentohet fakti se vendimi i Athinës nuk ka të bëjë me shtrirjen me 12 milje në Jon, por me mbylljen e gjireve të saj (lexo ketu)./ Abcnews.al

Faksimile e shkrimit ne median greke

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!