Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, çyshtja e shumëdiskutuar e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë si dhe marrëdhëniet Greqi-Turqi ishin temat kryesore për të cilat u diskutua në konferencën e mbajtur nga “The Economist” në Greqi.
Ndër të tjera, me qëllim sheshimin e diferencave mes Greqisë dhe Shqipërisë, kryeministri shqiptar Rama dhe ish-ministrja e Jashtme në Greqi Dora Bakoyannis, kryqëzuan “shpatat”, shkruajnë mediat greke.
Lexo edhe: Rama përplaset me Bakojanis për detin: Negociojmë me arbitër, ose në gjykatë
Ndërsa, Rama u shpreh “se herët a vonë, Greqia dhe Shqipëria do të arrijnë një marrëveshje në lidhje me kufirin detar. Ai sugjeroi po ashtu që kjo çështje të zgjidhet me anë të ndërmjetësimit të vendeve të treta, apo me anë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kurse, Bakoyannis e kundërshtoi idenë e kryeministrit për ndërhyrjen e palëve të treta si mundësi të zgjidhjes së çështjes së detit.
“Kjo nuk përbën justifikim që dhe pse 10 ose 12 vite më pas nuk kemi akoma një marrëveshje është e rëndësishme që të gjejmë një zgjidhje për vende tona pa ndërhyrjen e palëve të treta. Unë në Greqi njihem si një mbështetëse e fortë e dialogut mes Turqisë dhe Greqisë por një gjë e tillë ndodh vetëm nëse nuk ka kërcënime për luftë, dhe shpresoj që presidenti Erdogan do të bëjë të gjithë përpjekjet për të mos përshkallëzuar tensionet dhe retorikën e viteve, kjo nuk është një mënyrë e suksesshëm për të bërë politikën dhe për Turqinë. Mund t’i rikthejmë retorikës për të gjetur një zgjidhje për të dy vendet dhe popujt tanë. Unë shpresoj se është i qartë, mesazhi nga BE dhe i shumicës nga vendet e Mesdheut dhe shpresoj që fryma e sotme mes tre vendeve tona do të ndikojë”, deklaroi ajo.
Po ashtu, Rama gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar në Athinë ka deklaruar se hendeqet e së shkuarës duhet të mbyllen dhe çdo marrëveshje që ekziston mes këtyre vendeve duhet të zgjidhet bashkarisht dhe me dialog. s.b/abcnews.al/