Rama: Të mbyllen hendeqet e së shkuarës në Ballkan, alternativa e vetme integrimi në BE

schedule09:43 - 16 Shtator, 2020

schedule 09:43 - 16 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Ballkani Perëndimor alternativën e vetme që ka është integrimi në BE.

Shefi i qeverisë gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar nga “THE ECONOMIST” në Athinë ‘Ballkani Perëndimor përtej 2020-s’, ka deklaruar se hendeqet e së shkuarës duhet të mbyllen dhe çdo marrëveshje që ekziston mes këtyre vendeve duhet të zgjidhet sëbashku dhe me dialog.

Gjithashtu Rama theksoi se Ballkani Perëndimor do të jetë më i godituri për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa shprehu bindjen se ky rajon ka potencialin për t’u çliruar dhe për të ecur përpara.

“Shqipëria dhe të gjithë vendet e rajonit janë në një moment shumë të rëndësishëm historik mes një të shkuare që duan të lënë pas krahëve dhe një të ardhme që ende nuk ka ardhur për të qenë të integruar në BE. Kjo është diçka e dukshme dhe duket sikur kur ne jemi në një formë të mirë nuk janë ato për tu ulur në tryezë. Ne nuk kemi alternativë tjetër, e vetmja është të jemi pjesë e BE, jo se na e kërkojnë miqtë e mëdhënj dhe të fuqishëm por kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezave të ardhshëm është ëndrra e përhershme e etërve tanë.

Në Ballkanin Perëndimor që prej kohësh jemi në një paqtim, bashkëpunim dhe mendoj që edhe pse ka çështje të tilla si çështja e Kosovës mosnjohja nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje që të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë.

Këto janë kohë të veçanta sepse jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve të Organizatave ndërkombëtare, rajoni jonë do jetë më i godituri, megjithatë besohet se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara duke mbyllur hendeqet e së shkuarës. Mendoj se lajmi më i mirë është që mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së bashku dhe dialogu është i vetmi instrument.

Për ta përmbyllur, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe, që është zgjidhja dialogu mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është historike dhe e jashtëzakonshme dhe është një mësim për të gjithë. Në përpjekje për të kënaqur, duke mos pasur kurajën për të mos thyer tabutë, si rrezik për karrierën dhe kjo nuk është mënyra që të fitohet vërtetë, ai i fitoi zgjedhjet sërish, dhe krijoi konsensus rreth kësaj bindjeje, jo bindje rreth konsensusit dhe shpresojmë që të gjithë ne kemi mësuar nga kjo“, tha Rama. e.su/abcnews.al