Orban sot në Kiev, një ditë pas pas marrjes së presidencës së BE. Vizita e parë që pas nisjes së luftës në Ukrainë

schedule07:58 - 2 Korrik, 2024

schedule 07:58 - 2 Korrik, 2024

Kryeministri hungarez, Viktor Orban do të bëjë të martën një vizitë të papritur në Kiev, sipas burimeve të gazetës britanike Guardian. Mykhailo Podolyak, asistenti i Zelenskit, nuk ka dashur të komentojë vizitën, por burime të tjera të gazetës britanike e kanë konfirmuar atë.

Ky do të jetë udhëtimi i parë i kryeministrit hungarez në Ukrainë që nga fillimi i luftës së nisur nga Rusia më shumë se dy vjet më parë, me Budapestin që ka marrë dje presidencën e rradhës të Këshillit Evropian.

Planet e udhëtimit thuhet se u finalizuan pas negociatave të gjata mbi çështjen e të drejtave për pakicën ukrainase hungareze folëse, të cilët jetojnë në perëndim të Ukrainës, pranë kufirit midis dy vendeve.

Çështja e të drejtave të kombësisë ka qenë një nga ankesat më të zëshme të Budapestit për Ukrainën. Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Hungaria ka vënë në dyshim nevojën për të mbështetur ushtarakisht Ukrainën dhe në vend të kësaj ka bërë thirrje për një armëpushim.

Pas fitores së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2022, Orban ndër të tjera përfshiu Zelensky në një listë të “opozitarëve” që dyshohet se komplotuan kundër tij dhe mbështetën opozitën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!