Arturo Vidal mbetet një lojtar shumë i preferuar. Çdo trajner ka nevojë për një tip si ai në mesin e fushës dhe shokët e skuadrës e preferojnë për faktin që lufton, shkatërron, vrapon, shënon dhe i ndihmon ata në çdo moment.
Interi dhe Juventusi e duan në Serie A, teksa 33-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Barcelonën. Rreth së ardhmes së tij ka folur Gary Medel, shok i qindra betejave te kombëtarja e Kilit. Lojtari i Bologna zbulon se Vidal adhuron Boca Juniors, klubin më të madh në Amerikën Latine.
“Arturo dëshiron të luajë te Boca Juniors, me ose pa mua. Ai e adhuron Bocan dhe e ndjek shumë në rrjetet sociale. Është i vetmi klub që ndjek në Argjentinë dhe vdes nga dëshira për të luajtur në Bombonera“, deklaron Medel për Radio Continental.
“Pitbulli” ka luajtur dy sezone te Boca (2009-2011) dhe e di mirë se çfarë do të thotë të luash në stadiumin më të zjarrtë në planet. /abcnews.al