Meçe: Qeveria, mbështetësja e reformës në drejtësi! Vasili: SPAK është vokacion i popullit, harrojeni se mund të preket!

schedule22:52 - 30 Maj, 2024

schedule 22:52 - 30 Maj, 2024

Në një intervistë në emisionin “360 gradë” në “ABC News” analisti Arben Meçe foli për rezolutën antikorrupsion.

Gjatë kësaj interviste, i ndalur tek reforma në drejtësi, ai theksoi se sot SPAK ka krijuar një imazh pozitiv dhe se qeveria shqiptare ka treguar vullnet të plotë për të mbështetur SPAK.

Biseda në studio është shoqëruar me debat mes analistit Arben Meçe dhe avokates Enida Bozheku.

Pjesë nga intervista në studio:

Avokatja Enida Bozheku: Vërtet ka rekomandime nga BE për disa gjëra që duhen përmirësuar, por janë disa elementë teknik që nuk duhet të cënojmë përmbajtjen.

Arben Meçe: Ky Komision është 10 mujor dhe më pas Shqipëria futet në fushatë elektorale, pra nuk do të ketë efekte të drejtpërdrejta. SPAK sot ka imazhin më pozitiv. Vetëm një injorant mund të mendojë që kjo po bëhet për një fushatë sepse do të çonte në “vetëvrasje”. Të gjitha vendimmarrjet që merren janë Kushtetuese. Mos bojkoto more zotëri, dil në tavolinë, shaje more në tavolinë. Fryma e këtyre dy dispozitave është kompromisi. Të gjithë thonë PS do të prishë sistemin e drejtësisë. SPAK është për të goditur kulturën e pandëshkueshmëruesë. Qeveria sot po goditet për tre ligje, ligji për tenderat, koncensionet dhe investitorët strategjikë. A keni dëgjuar ndonjë opozitë deri më sot të marrë iniciativë për ndryshimin e këtyre ligjeve? Jo.

Avokatja Enida Bozheku: Përse duhet të bëhet me Komision parlamentar?

Meçe: Legjislacioni nuk është kodifikim, unë flas në emër të arsyes. Me Kushtetutë dhe rregullore iniciative ligjvënëse në parlament është e një parlamenti e një grup deputetësh. Plan strategjik do të thotë që duhet ndryshuar kjo dispozitë…

Bozheku: Po Komisionet ku janë ? Mos më tregoni se çfarë njoh?

Polemisti, Laert Vasili: Pushtetit i intereson vetëm pushteti nëse ju gënjen mendja që i intereson populli, nuk është e vërtetë. Para dy ditësh ambasadori britanik me dy gjyqtarë mbërriti në dyert e SPAK. SPAK është vokacion i popullit, nuk është bërë nga kjo qeveri. Janë bërë për t’i kontrolluar. Mund të them që në Londër janë të fshehura pasuritë e politikanëve shqiptarë. Nëse dikujt i shkon mendja se mund të preket SPAK, harrojeni… SPAK nuk mund të preket

Meç: Fantazia në këtë vend më pëlqen, e prodhuar skenarin dhe tani do gjeni qitësin për të qëlluar SPAK… Nuk ekziston. Po thuhet që po goditet SPAK, nuk është fare e vërtetë…

Bozheku: Është thënë nga të tjerë… Si mund të thoni ‘thotë kjo’ kjo ka emër…Mund të pushoni

Meçe: Ju thoni po goditet SPAK…

Bozheku: Secili në fantazinë e shfrenuar…Mund të pushosh pak dhe të më dëgjosh…se të dëgjova. Mund të pushoni dhe të flas unë

Meçe: Kjo tregon këtë etikë komunikimi… si avokate e nderuar

Bozheku: Unë jam profesorë e nderuar, ju çfarë jeni

Meçe: Unë kam 40 vite pedagog në universitet

/abcnews.al/