Me vrap nëpër Elbasan, policia mbërthen “të fortin”, i akuzuar për vjedhje dhe pengmarrje

schedule15:30 - 29 Qershor, 2022

schedule 15:30 - 29 Qershor, 2022

Thanas Beko, një person me precedent penal të mëparshëm, ka rënë sërish në prangat e policisë së Elbasanit. Në një operacion në mes të ditës dhe në mes të qytetit të Elbasanit, policia ka mundur të arrestojë Thanas Bekon.

ABC ka siguruar momentin e ndalimit të Thanas Bekos, i cili pas ndalimit futet brenda makinës së drejtuesve të policisë së Elbasanit.

Sikundër shihet nga pamjet, ai nuk kundërshton, por i drejtohet rajonit të policisë për t’u marrë në pyetje ndërsa materialet për këtë çështje do t’i referohen prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Kush është Thanas Bekos?

Në shtator të vitit 2019, Beko u akuzua për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim dhe heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksistit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtare në Elbasan.

Asokohe Bejko u la në “arrest shtëpie” nga gjyqtari Tomorr Kullolli, por u arrestua sërish pak ditë më pas për thyerjen e masës së sigurisë.

Ai nuk qëndroi në banesë, por u kap në një lokal në autostradën Elbasan- Metalurgji, ku dhe taksisti Vyshka deklaroi asokohe se e mbajtën peng.

I arrestuari i sotëm është i afërm i Ilir Bekos, pronarit të disa pikave karburanti në segmentin rrugor Papër-Elbasan ku në vitin 2019 iu gjetën 15 armë zjarri në ambientet e karburantit të tij.

Asokohe Ilir Bejko deklaroi s’kishte asnjë dijeni për armatimin modern që ndodhej në magazinë, ndaj u la i lirë nga gjykata kundrejt garancisë pasurore që ai vuri në dispozicion prej 50 milion lekë të vjetra.

/abcnews.al/