Me vlerë miliarda euro, kapet sasi rekord kokaine në Gjermani dhe Belgjikë

schedule18:53 - 24 Shkurt, 2021

schedule 18:53 - 24 Shkurt, 2021

Autoritetet doganore në Gjermani dhe Belgjikë kanë kapur një sasi rekord prej më shumë se 23 ton kokainë që kishte si destinacion Holandën.

Sipas BBC, zyrtarët gjermanë zbuluan 16 ton të drogës në pesë kontejnerë transportues që kishin mbërritur në portin e Hamburgut nga Paraguai në fillim të këtij muaji.

Pas sinjalizimit nga policia holandeze, 7.2 ton kokainë u kapën në portin belg të Antwerpen. Zyrtarët në Gjermani thanë se kokaina kishte një vlerë prej miliarda eurosh.

Një 28-vjeçar i dyshuar për përfshirje në trafikimin e drogës është arrestuar në Holandë, tha të mërkurën policia holandeze, përcjell abcnews.al.

Të dy sekuestrimet, të cilat u zhvilluan në fillim të këtij muaji, rezultuan në kapjen e një “sasie të madhe kokaine”, thanë zyrtarët e doganave.

Në Antwerp, droga  ishte fshehur në një enë të mbushur me blloqe druri nga Panama. Ndërkohë, kokaina e gjetur në qytetin verior gjerman të Hamburgut ishte fshehur në kuti teneqeje me stuko për ndërtim, të cilat kishin hyrë në Evropë me një anije kontejnerësh nga Paraguai.

Oficerët e doganave vendosën të shikojnë nga afër kontejnerët paraguaianë pasi vunë re parregullsi me disa nga kutitë me stuko. Hetuesit më pas urdhëruan të shkarkohen kontejnerët dhe gjetën kokainë të fshehur në më shumë se 1,700 kuti teneqeje, përcjell abcnews.al.

“Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Evropë dhe një nga konfiskimet më të mëdha në të gjithë botën,” thanë doganat gjermane, duke iu referuar vetëm transportit të Hamburgut.

Zyrtari i doganave të Hamburgut Rene Matschke tha për agjencinë e lajmeve AFP, se 16 ton kokainë e kapur në portin e tyre  do të shkonte në treg prej 1.5 miliard deri 3.5 miliardë euro.

Hamburgu është porti i tretë më i madh i Evropës dhe më i madhi në Gjermani. Paraguai ka qenë  vend kryesor tranzit për drogën për vite me radhë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!