“Zaman” titullohet kënga që bëri bashkë Denisa Gjezon, Albana Lekën, Ines Memishaj dhe producentin Auren Mejdani. Të ftuar ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit” teksa ndanë detaje nga projekti, folën gjithashtu dhe për këngët që po dalin në treg nga personazhe që nuk kanë të bëjnë aspak me muzikën.
“Sidomos me tekstet janë banalitet. Nëse ndiqet kjo procedurë dhe amplifikohet nga media është shumë keq sepse brezat e ardhshëm nuk dinë se çfarë të thithin, një fëmijë që thith çdo informacion të mundshëm atëherë çfarë pret.”, theksoi Aureni.
Më tej, Denisa shtoi se si një nënë e dy fëmijëve mundohet që ta shmangë sa më shumë këngët por vuri theksin tek roli i medias për të mos lejuar promovimin e tyre. “Si një nënë e dy fëmijëve mundohem të vë këngë të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut dhe të shmang këngët që kanë dalë tani. Nuk dua që fëmijët e mi të rriten me atë lloj muzike.”, theksoi Denisa.
“Një muzikë profesionale, një klip që në çdo drejtim është diçka e bukur dhe ti merr klikime të pakta. Del një këngë sot dhe nesër e ke me 2 milion, ke një lloj keqardhje për veten. Më vjen të plas.” tha ajo./abcnews.al


