Presidenti rus, Vladimir Putin zgjodhi të mirëpresë liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Kozmodrom Vostochny, qendrën e lëshimit të raketave të vendit të tij. “Më vjen mirë që ju shoh”, tha Putin ndërsa i shtrëngoi dorën Kim-it për rreth 40 sekonda. “Ky është kozmodromi ynë i ri.”, shtoi ai.
Përmes një përkthyesi, lideri i Koresë së Veriut e falënderoi për ftesën dhe për pritjen e tij të ngrohtë. I pyetur nëse Moska do ta ndihmonte Phenianin në ndërtimin e satelitëve, Putin tha se “kjo është arsyeja pse erdhëm në kozmodromin Vastochny”, duke shtuar se “ne do të diskutojmë gjithçka”.
Путин и Ким Чен Ын пообщались на космодроме “Восточный” https://t.co/eQh5oCHSJu pic.twitter.com/YwmmsaFeOs
— РИА Новости (@rianru) September 13, 2023
Qeveritë dhe analistët në Perëndim kanë mohuar ditët e fundit se udhëtimi i Kim në Rusi do të përqendrohej në lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe në fushën e pajisjeve ushtarake. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov , i cili u pyet nëse do të diskutojnë furnizimet me armë, theksoi:
“Si fqinjë, vendet tona zbatojnë bashkëpunim në fusha të ndjeshme që nuk duhet të bëhen objekt i zbulimit dhe njoftimit publik. Por kjo është krejt e natyrshme për shtetet fqinje.” Putin thuhet se dëshiron municion, veçanërisht artileri dhe armë për përdorim në luftën në Ukrainë.
Kim, nga ana e tij, thuhet se dëshiron teknologjinë ruse, veçanërisht në satelitë dhe nëndetëse. Kjo është vizita e dytë e Kim në Rusi që kur ai mori pushtetin në vitin 2012./abcnews.al