Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me urdhër të SPAK, arrestohet Akil Nerjaku në Durrës

schedule09:22 - 20 Janar, 2023

schedule 09:22 - 20 Janar, 2023

Me urdhër të SPAK, forcat speciale të policisë kanë arrestuar 5 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Mes tyre ka anëtarë të Bandës së Durrësit.

Të prangosurit janë: Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku dhe Juljan Pjetri. Akil Nerjaku nuk është një emër i panjohur per policinë, ai është i akzuar për vepra te ndryshme penale.

Në shtator të 2022, ai i shpëtoi një atentati me snajper në zonën plazhit, në Durrës. Sapo ai zbriti nga makina, atentatori e ka qëlluar një herë me snajper, por plumbi ka kapur një makinë të parkuar aty pranë, me targa të huaja. Autorët u larguan në drejtim të Plepave ku edhe humbën gjurmët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!