Me uniformë policie shkonte për të marrë shërbimin/ Detaje nga vrasja e efektivit në Fier

schedule14:02 - 13 Maj, 2024

schedule 14:02 - 13 Maj, 2024

Një efektiv policie është qëlluar me armë zjarri në Fier. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baltëz, pas një konflikti të çastit.

Efektivi i policisë ishte jashtë orarit të shërbimit, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Sipas dëshmive paraprake, autori i ngjarjes është larguar me një automjet me ngjyrë blu.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Asllan Mernica . ka vrarë me armë zjarri shtetasin Novruz Cenaliaj., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!