‘Më trembi harresa’. Dikur më e kërkuara, ç’bëhet me Mirsën?

schedule18:35 - 10 Janar, 2022

schedule 18:35 - 10 Janar, 2022

Këngëtarja aq e dashur nga Gjilani, Mirsa Kërqeli, është rikthyer pas një ‘pushimi’ të gjatë nga jeta mes aktiviteteve muzikore dhe produksioneve. Së fundmi ajo ka publikuar këngën “Zemra Ime’, për të cilën ishte e ftuar në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi.

Tashmë, Kërqeli prej vitesh jeton në Kanada, aty ku po rrit fëmijët e saj me bashkëshortin dhe dukej se muzika kishte kaluar në plan të dytë. Por çfarë e bëri Mirsën që të rifillonte jetën e saj artistike?

“Edhe pse e kam pasur pauzë goxha të gjatë, adhuruesit i kam pasur gjithmonë pas. Kjo është arsyeja numër 1 që më ka bërë të rikthehem. Është shumë e vështirë, Kanadaja është larg dhe nuk të jem prezente. Po mundohem tani që fëmijët janë rritur pak që të lëviz më tepër.” – tha këngëtarja duke nënkuptuar se do e shohim shumë më shpesh në Tiranë apo Prishtinë teksa nxjerrë hitet e saj për për publikun që e ndjekë.

Këngët e saj numërojnë me miliona klikime dhe ende sot këndohen në festa nga të gjitha moshat. Në një kohë kur emrin e Mirsës e dëgjojë masivisht, sot këngëtarja bën një jetë më të qetë larg zhurmës së portaleve dhe vëmendjes. Por a e tremb harresa e publikut?

“Nuk mund të them se nuk më tremb harresa. Ka pas raste kur nuk kam publikuar klipe sepse jam trembur nga konkurrenca apo siç e ceka kam ndjerë se jam harruar. Por besoj se secili këngëtar ka rriskun e vetë.” – shprehu Kërqeli.

Duke se rikthimi në skenë ka ardhur vrullshëm për artisten e këngës “Punë e Madhe”, e cila zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim me një artist shumë të dashur të muzikës shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!