“Më thonë qesh o burrë”, Rama: Prej një viti jam i ngarkuar, sot harrova të vesh atletet

schedule13:03 - 13 Prill, 2021

schedule 13:03 - 13 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi se këto kohë ka marrë mesazhe nga miqtë e tij që i thotë të qeshë pasi PS do fitojë. Ai tha se nuk është e lehtë të duket i qetë dhe ia pangarkuar pasi prej një viti ka kaluar një kohë të vështirë dhe me shumë përgjegjësi.

“Më thonë qesh o burrë se do fitojmë por më besoni nuk është e lehtë të qeshësh dhe të jesh i pangarkuar dhe të dukesh i freskët sikur ke fjetur gjumë 10 orë. U bë më shumë se 1 vite që ka qenë një kohë e vështirë. Që nga momenti që mora lajmin që ra një tërmet dhe moment pas momenti merrja lajme për dëmet që ishin bërë, ndryshimi në jetën time ishte shumë i madh.

Nga ai moment dhe deri më sot nuk arrij të ndaj veten time nga ata që presin të kthehen në shtëpi, nga nxënësit që presin të kthehen në shkollën e tyre dhe nga të moshuarit që presin të çlirohen nga ankthi i tmerrshëm dhe pasiguria përballë armikut të padukshëm. Kjo kohë nuk ka qenë koha e një kryeministri në zyrë që bën plane. Ka qenë koha e rreshtimit krah për krah atyre që nuk duhet të jenë vetëm. Atyre që jetojnë larg Tiranës dhe larg kontakteve me të fuqishmit e kësaj toke. Janë ata në mendjen time çdo sekond dhe çdo minutë.

Janë ata që më motivojnë mua që të sapo hap sytë, gjëja e parë që mendoj është sa shtëpi do hapen sot për ta. Sa vaksina do të behen për më të moshuarit sot. Duheshin mbledhur burimet financiare për të filluar rindërtimin. A ju kujtohet që më bëri një gazetar në Thumanë pas një funerali dhe po punonim për spostimin e çadrave: Ku do i gjesh lekët. Në atë moment më foli shpirti dhe nxori atë fjalinë, do i nxjerr nga dheu”, tha Rama.

Rama u shpreh se shumë i thonë arrogant por preferoi ta quajë veten kokëfortë dhe këmbëngulës. Ai tregoi edhe një episod që i kishte ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Më thonë shumë arrogant, por më shumë se arrogant do thoja kokëfortë dhe këmbëngulës derisa e teproj. Më thonë si mund të flasë kryeministri kështu kur unë hy në fb për të komentuar.

 Po sepse kryeministrat me të cilët jeni mësuar as në rrugë nuk e kthejnë kokën. Për mua është ndryshe. Unë ndihem dhe jam çdo ditë dhe çdo sekond njëri nga ata të cilët më ka dhënë nderin për të qenë në krye të këtij vendi. Luftoj deri në fund për bindjet e mia dhe qëllimet që i kam ndarë paraprakisht. Nuk ka asgjë të pamundur.

Në mëngjes hoqa atletet që t’i kem për kollaj këto këpucët. Tani po e vija re që kam harruar të vesh atletet.  Kjo është dita ime. Kur njeriu është i përkushtuar me mish dhe shpirt në një detyrë të rëndësishme dhe me privilegj të madh. I thotë vetes rezisto dhe ec përpara. Duro beso, puno se do t’ia dalim”, deklaroi Rama./mv.abcnews.al