“Më tha hajde pak te makina dhe më nxori armën”, zbardhet dëshmia e efektivit në Vlorë: Qëllova për vetëmbrojtje

schedule11:08 - 30 Prill, 2022

schedule 11:08 - 30 Prill, 2022

Abc ka zbardhur dëshminë e efektivit Lisian Myrtaj i cili mbrëmjen e djeshme u përfshi në një konflikt me armë më Juxhino Aliraj (Todin).

Në dëshminë e tij, efektivi ka thënë se ishte Juxhini ai që i tha ‘hajde pak te makina” dhe më pas i ka nxjerrë armën të cilën e mbushi. Në dëshminë e tij, Myratj thotë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, por brenda rregullave të uniformës policore. pasi Juxhino Todi u largua në vendin e ngjarjes, efektivi tha se ka pritur patrullat e policisë për t’i dhënë dëshminë e tij.

Lexo edhe: Përplasja me armë në Vlorë për një vajzë, arrestohet punonjësi i policisë

Dëshmia e plotë:

“Isha poshtë pallatit kur mu afruan me makinë tip ‘ML’ një person, Juxhini.

Më tha hajde pak te makina dhe më nxori armë. Makina ishte parkuar në një cep të pallatit për t’iu fshehur kamerave.

Patëm përplasje verbale, por muhabetet që kemi pasur i kemi mbyllur (debat për një femër.)

Në momentin që pistoleta u shkrep u bllokua apo shkrehu nuk e kuptova mirë dhe nxora armën për vetëmbrojtje duke qëlluar nga pjesa e poshtme brenda rregullave si uniformë policie.

Paso u largua me vrap Juxhini i cili po tentonte të qëllonte (duke ikur me vrap) dhe unë qëllova disa herë. Nuk u largova nga vendi i ngjarjes, prita patrullat e policisë që të merrnin dëshminë duke ua shpjeguar ngjarjen.”

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”.

Pas veprimeve hetimore proceduriale në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua  një armë zjarri e llojit pistoletë, 7 gëzhoja 9 mm, të cilat dyshohen se i përkasin armës së punonjësit të policisë, Lisi Myrtaj, 3 fishekë, model 54, mjeti tip Benz Mercedez dhe pamjet filmike nga kamerat e ambjenteve në zonën ku ka ndodhur ngjarja./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!