‘Më tërhoqën zvarrë, bëra enkas ndërhyrje të dytë mjekësore’, Ndocaj: Jeta e re pa 40 kg, gati martesa!

schedule18:22 - 22 Janar, 2021

schedule 18:22 - 22 Janar, 2021

Eduart Nocaj këtë të premte ishte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi , ku ndau histori jete të bukura dhe të trishta. Humbja e peshës dhe incidenti në Fishtë ishin dy pikat ku ai ndal, duke i rrëfyer Ermali se ka humbur mbi 40 kilogramë. Për ish-deputetin ishte një periudhë e vështirë pasi iu dëshën 60 ditë për t’u përshtatur me ushqimin, madje ai tregoi se ka konsumuar edhe ushqim pa shije.

Për të nuk mjaftonte vetëm ndërhyrja e parë për humbjen e peshës, mbajtja e një regjimi ushqimor, por iu desh të realizonte edhe një ndërhyrje të dytë. Ndocaj tregoi në “Abc e Pasdites” se për shkak të incidentit në Fishtë, ku ishte ushtruar dhunë ndaj tij, u detyrua të operohej për herë të dytë.

“Ishte skandaloze, ishte një aktivitet në Fishtë. Isha i ftuar nga drejtori i kulturës ose Bashkisë Lezhë nga Z. Zefi. Aty ishte një keqpërdorim për njerëzit që nuk ishin dakord me pushtetin. Aty nuk ishte vendi për politikë po inagurohej muzeumi i Homerit shqiptar. Aty nuk mori pjesë asnjë lezhian, përveçse një pukjani, fshatarët e zonës u kërcënuan. Të nesërmen kur kam shkuar në Itali kam bërë një ndërhyrje të dytë sepse isha dëmtuar. Unë jo paqëllim e bëra lidhjen live në facebook që të shikonin shqiptarët se kush i qeverisë”.

Gjatë transmetimit live u publikuan foto të tij ku ishte më i ri, por edhe krahasimin kur ishte i shendoshë dhe i dobët. Moment që e bëri nostalgjik, por edhe njëherësh të qeshë dhe të thotë se i duket vetja tjetër njeri, sikur ka rilindur, madje për këtë duhet një martesë e dytë me bashkëshorten, Valentinën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!