Më të mirët e “shekullit të ri”, “ESPN” rendit 100 sportistët më të dalluar

schedule18:56 - 19 Korrik, 2024

schedule 18:56 - 19 Korrik, 2024

Ende nuk kemi arritur në mes të dekadës së tretë të tij, por disa bilance mund të bëhen.

Televizioni amerikan “ESPN” nuk ngurron të realizojë anketën për sportistin apo sportisten më të mirë të shekullit të 21-të, dhe përfundimi ishte pak si shumë patriotik.

Në përfundim të votimit dhe vlerësimit, numri 1 i sportit për këtë shekull u shpall notari amerikan, Michel Phelps, fitues i 28 medaljeve olimpike, nga të cilat 23 të arta.

Pas tij, u rendit legjenda e tenisit amerikan dhe botëror, Serena Williams, e cila ka fituar 23 Grand Slam për femra, një më pak se rekordi botëror që mbahet nga australiania Margaret Court.

Podiumin e plotëson “magjistari” i futbollit botëror, Lionel Messi, kampioni në fuqi i botës dhe i Kupës së Amerikës, si dhe fitues i 8 Topave të Artë, një rekord i jashtëzakonshëm.

Më pas vijnë, LeBron James, katër herë kampion i NBA, si dhe shënuesi më i mirë i basketbollit amerikan për të gjitha kohët dhe ylli madhështor i futbollit amerikan, Tom Brady njeriu me më shumë trofe në këtë sport, i cili mban vendin e pestë.

Nw vendin e gjashtw vjen tenisti zviceran, Roger Federer e pas tij gjimnastja Simone Biles, golfisti Tiger Woods, rekordmeni i atletikës Usain Bolt, I njohur si njeriu më I shpejtë në botë, dhe “ylli” tjetër i NBA, Kobe Bryant.

Sondazhi u krye me votimin e mbi 75 000 gazetarëve, analistëve, producentëve, botuesve dhe specialistëve në të gjithë botën.

Nga 10 vendet e para, 7 janë amerikanë, e ndoshta kuptohet përderisa anketa është e një televizioni amerikan. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!