Më të mirët e nëntorit në Premier League, nuk ka surpriza

schedule15:50 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 15:50 - 13 Dhjetor, 2019

Premier League ka shpallur më të mirët e muajit nëntor. Çmimin e trajnerit më të mirë e ka marrë Jurgen Klopp, i cili po udhëheq Liverpool drejt fitimit të titullit kampion, trofe që mungon te “The Reds” prej vitit 1990.

Trajneri gjerman rinovoi ditën e sotme kontratën me ekipin anglez deri në vitin 2024, teksa është nderuar edhe me çmimin e trajnerit më të mirë të muajit. Klopp e fitoi këtë çmim edhe në muajt gusht dhe shtator, teksa në tetor triumfoi Frank Lampard i Chelsea.

Goli më i bukur i muajit nëntor ka shkuar për Kevin De Bryune, i cili realizoi një gol fantastik në barazimin 2-2 kundër Newcastle. Fantazisti belg lëshoi një “predhë” drejt portës kundërshtare me topin që preku traversën dhe u ndal në rrjetë. /abcnews.al