Më të dashuruar se kurrë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck “kapen mat” dorë për dore

schedule19:29 - 4 Korrik, 2022

schedule 19:29 - 4 Korrik, 2022

Çifti i njohur, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë kapur nga paparacët gjatë shëtitjes së tyre në Beverly Hills. Dyshja kanë tërhequr vëmendje me thjeshtësinë e tyre, por edhe për dashurinë e tyre.

Jennifer dhe Ben u panë teksa hynë në një dyqan të famshëm makinash për të bërë kërkimin e tyre për një blerje të re.

E veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse në ngjyrë të çelur, JLO zgjodhi t’i bënte flokët një topuz të lirshëm dhe sigurisht kishte veshur syze dielli të mëdha, të cilat kompletuan në mënyrë perfekte stilin e saj casual.

Ndërsa, Ben kishte zgjedhur një bluzë zezë, të cilën e kombinoi në mënyrë perfekte me një xhaketë bezhë dhe atlete të bardha./abcnews.al

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!