Me snajper dhe “kallash”, shpallet në kërkim vëllai i Admir Muratajt

schedule16:48 - 21 Prill, 2022

schedule 16:48 - 21 Prill, 2022

Vëllai i Admir Murataj, Ilir Murataj është shpallur në kërkim pasi policia gjeti në banesën e tij armë zjarri automatik, një pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Admir Murataj është grabitësi i parave në Rinas, i cili që humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në vitin 2019.

Admir Murataj konsiderohej si truri i re grabitjeve të tjera të mëparshme te bujshme të parave të bankave. Po ashtu Admir Murataj ka pasur precedent penal edhe në shtetin helen.

Ai ka përdorur disa emra të ndryshëm atje dhe ka kryer shumë grabitje me armë zjarri. Admir Murataj ka qenë një prej drejtuesve kryesorë të një grupit grabitesish ne shtetin grek.

Ai u arrestua në janar të 2013 në Greqi, i akuzuar për disa grabitje në banesa, banka dhe automjete por qëndroi në burg vetëm për 2 muaj.
Emri i Admir Murataj u dëgjua për herë të parë në Shqipëri në vitin 2013 kur së bashku me 11 shqiptarë të tjerë kryen arratisjen e bujshme nga burgu i Trikallës.

Me 23 mars një grup i armatosur nga jashtë burgut, sulmuan me armë zjarri rojet duke lënë të plagosur edhe dy prej tyre dhe bënë të mundur arratisjen.

Njoftimi i policisë

Tropojë

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Shpallet në kërkim 53-vjeçari që i posedonte.
Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të mbajtjes pa leje të armëve, në fshatin Çerem, strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në banesën e shtetasit I. M.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e pronarit të banesës, shtetasit I. M., 53 vjeç, banues në fshatin Çerem, Tropojë.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!