“Më sill 3 pica, shko merr fantat”/ Ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës, si u godit banda e drogës te Kodra e Diellit

schedule10:22 - 8 Shtator, 2023

schedule 10:22 - 8 Shtator, 2023

Pas 4 muajsh hetime, Policia e Tiranës ka kryer një operacion antidrogë duke arrestuar tetë persona dhe shpallur në kërkim një tjetër  te Kodra e Diellit.

Grupi ishte kthyer në një shqetësim për banorët e zonës, pasi sipas raportimeve anëtarët e grupit shisnin lëndë narkotike në doza të vogla edhe poshtë pallateve ku ata jetojnë.

LEXO EDHE: EMRAT/ Operacioni antidrogë në Tiranë, kush janë tetë të arrestuarit

Mësohet se “koka” e grupit ka qenë shtetasi Heraldo Rexhepaj, i cili ka rënë në pranga së bashku me bashkëjetuesen e tij, i cili është e vetmja femër e arrestuar.

Kodet që ata përdornin me klientët e tyre ishin të ndryshe si “Më sill 3 pica” apo “Shko merr fantat”.

Lënda narkotike, mbahej nëpër banesat e anëtarëve të grupit dhe nuk kishin një ambient të posaçëm, ndërsa ende nuk dihen se nga e siguronin edhe pse ka dyshime se mund të vijë nga Kosova.

Kjo për shkak se “koka” e grupit muaj më parë është ndaluar në kufirin me Kosovën, ku i janë gjetur disa doza më lëndë narkotike.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!