Më shumë vota se votues, fenomeni i pazakontë i 30 qershorit

schedule16:41 - 1 Korrik, 2019

schedule 16:41 - 1 Korrik, 2019

Në të paktën 15 bashki, sipas të dhënave të KQZ rezultojnë më shumë vota të hedhura sesa numri i qytetarëve votues. ABC News sjell një vëzhgim krahasimor të shifrave zyrtare.

Më shumë vota i rezultojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 1 korrik krahasuar me tabelën e numrit të votueseve që ka publikuar pas mbarimit të procesit zgjedhor në 30 qershor.

Janë të paktën 15 bashki që nuk u përputhen të dhënat e bëra publike nga vetë institucioni që ka të drejtë të certifikojë këto zgjedhje.

Konkretisht:

Në bashkinë Ura Vajgurore, fituesja e vetme e mazhorancës socialiste

Juliana Flamur Memaj (ASE)  ka marrë  7,666  vota sipas informacionit të bërë publik nga komisioni qendror i zgjedhjeve ndërkohë që një ditë më parë u raportua se kanë marrë pjesë 5900 persona në votime.

Diferenca? 1766 votues më shumë

Në Bashkinë e Vaut të Dejës kandidati ii vetëm Mark Ndoc Babani (ASE) i janë numëruar 6,223 vota nga 5166 pjesëmarrës në votime që ka njoftuar komisioni qendror i zgjedhjeve. Veprimet matematikore tregojnë për 1057 fletë votimi më shumë.

Në Bashkinë Lushnjë ku ka fituar përsëri kandidati i vetëm i Aleancës për Shqipërinë Evropiane Fatos Banush Tushe (ASE)  rezultojnë 843 vota më shumë.  28,086 vota tregon Komisionin Qendror i zgjedhjeve këtë të hënë ndërkohë që një ditë më parë raportoi një shifër tjetër 27 243 pjesëmarrës në votime.

Në Bashkinë Malësia e Madhe ku ka fituar socialisti Tonin Marinaj  përballë kandidatit të Bindjes Demokratike Pjerin Spathari rezulton një diferencë prej 665 votash krahasuar me numrin e pjesëmarrjes në votime. 8 265 është shifra në total e votave që janë numëruar të hënën,  Ndërkohë që 7600 persona kanë marrë pjesë në votime të dielën po sipas të dhënave të Komisionit qendror të zgjedhjeve.
Në Bashkinë e Bulqizës dy kandidatët në garë Ilir Shyqyri Balla (BD) 6.73% 543

Lefter Sadik Alla (ASE) 93.27% 7,529  kanë marrë në total 8 072 vota ndonëse në zgjedhje kanë marrë pjesë 7 500 persona. Të gjitha këto shifra janë të krahasueshme në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

(572 vota më shumë)

Në bashkinë e Divjakës ka fituar Fredi Kokoneshi i koalicionit të mazhorancës.

Në kuti kanë rezultuar 13,513 fletë votimi ndërsa votues kanë qenë 13 mijë, pra 513 më shumë.

Në Memaliaj Gjolek  Guci (ASE) rezulton me 4,206 fletë votimi dhe  4150 votues. (56 më shumë)

Në Bashkinë Belsh Arif Tafani i Aleancës për Shqipërinë Evropiane ka mundur  bindshëm kandidatin e Partisë Komuniste megjithatë shifrat e pjesëmarrjes me fletët e votimit nuk përputhen ndonëse diferenca është e vogël.

6546 flete votimi ne TOTAL

6510 pjesenarres DJE

Diferenca 36 vota me shumë.

Jorgo Goro në Himarë është rizgjedhur kryebashkiakë me 4,209 vota nga

4165 votues. (44 vota më shumë)

Në Bashkinë Vorë Agim Kajmaku i Aleancës për Shqipërinë Evropiane ka marrë 6,208 vota ndërkohë që kanë marrë pjesë 88 votues më pak se ky numër pra 6120.

Tre kandidatët për Bashkinë Selenicë

PELLUMB ISMAIL BINAJ (ASE) 92.47% 5,819

MARILDO ISMAIL HODAJ (BD) 6.37% 401

SHAHIN MUHAMET CELAJ (PKSH) 1.16%  73

morën 6293 vota në total, por pjesëmarrja rezulton të jetë më e vogël, 6200, si rrjedhojë në kutinë e votimit janë 93 vota më shumë.

Në bashkinë Gramsh socialisti Klodian Tace (93.33% 8,471) mund kandidatin e Bindjes Demokratike  Sabri Ibrahimi ( 6.67%  605) . Edhe këtu shifrat nuk përputhen:

9076 raportohet nga KQZ numri në total i votave  ndërsa votues numërohen  8947. Pra 129 fletë votimi më shumë.

Në Korçë ende pa mbaruar numërimi i tre kutive të fundit u vu re diferencë midis votave dhe votuesve. Nga 22 226 vota të llogaritura në total, KQZ-së ka raportuar një ditë më parë 21797 zgjedhës. Diferenca? 429 fletë votimi më shumë.

LEONARD  OLLI (BD) 7.81% 1,736

SOTIRAQ MELKA FILO (ASE) 92.19% 20,490

3 KUTI TE PANUMERUARA

Edhe në Bashkinë Kukës ku fitues është Safet  Gjici (ASE) 83.16%  9,797 përballë  Abedin  Oruci (BD) 16.84% 1,984  shifrat janë kontradiktore ende pa u numëruar 3 kutitë e fundit. 11 781 vota përballë 11598 votuesve.(Diferenca 183 vota me shume)

I njëjti fenomen vihet re edhe në Berat.

PLARENT XHORXHI ALEKSI (I Pavarur) 5.36% 873

PAVLO KOLI SHKARPA (BD) 5.22% 851

ERVIN ZEHNI DEMO (ASE) 89.42% 14,570

16 294 është numri i votave të publikuara nga KQZ, 14 000 numri i pjesëmarrësve. 2 294 rezulton diferenca e këtyre shifrave zyrtare ende pa mbaruar numërimi i 6 kutive të fundit.

Në total përllogaritjet nxjerrin 8 768 votues më shumë në 15 bashkitë ku Komisionit Qendor të Zgjedhjeve i janë vënë përballë shifrat që ai vetë ka bërë publike. Në to nuk janë llogaritur ende numri i fletëve të pavlefshme që në fund do të tregojnë se ky gabim, njerëzor apo jo do të prodhojë një tjetër shifër të pjesëmarrjes së shqiptarëve në zgjedhjet vendore të 30 qershorit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!