Më shumë se dy miliardë doza vaksinash anti-Covid janë shpërndarë në të gjithë botën

schedule15:24 - 3 Qershor, 2021

schedule 15:24 - 3 Qershor, 2021

Më shumë se dy miliardë doza të vaksinave anti-Covid-19 janë shpërndarë në të gjithë botën, 6 muaj pas fillimit të fushatës së vaksinimit. Të paktën 2,109,696,022 doza janë shpërndarë në 215 vende, sipas të dhënave të AFP.

Izraeli është vendi me numrin më të lartë të të vaksinuarve, pasi 6 në 10 persona janë vaksinuar plotësisht  kundër Covid. Më pas vjen Kanadaja, e cila ka vaksinuar 59% të popullsisë, Britania e Madhe 58.3%,  Kili 56.6% dhe SHBA 51% .

6 në 10 persona janë vaksinuar në 3 vendet më të populluara të botës- Kina 704.8 milion doza, SHBA 296.9 milion doza  dhe India 221 milion. 4 në 10 persona në BE kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine anti-Covid, me Gjermaninë që kryeson me 43.6%, e ndjekur nga Italia 40% dhe Franca dhe Spanja me 39.4%.

Vetëm gjashtë vende në botë nuk kanë filluar ende vaksinimin – Koreja e Veriut, Haiti, Tanzania, Çad,  Burundi dhe Eritrea. Kina kryeson listën e vendeve me numrin më të lartë të të vaksinuarve gjatë javës së fundit, duke vaksinuar 1.37% të popullsisë së saj në një ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!