Më shumë se 8,000 të vdekur në Gaza sipas Hamas, Izraeli bën thirrje për evakuim në jug

schedule07:55 - 29 Tetor, 2023

schedule 07:55 - 29 Tetor, 2023

Izraeli u ka bërë thirrje palestinezëve që të shkojnë në Rripin jugor të Gazës , ku ndihma humanitare nga Egjipti dhe SHBA do të rritet sot, tha ushtria .

“Civilët nga Gaza veriore dhe qyteti i Gazës duhet të zhvendosen përkohësisht në jug të Rripit të Gazës në një zonë më të sigurt, ku ata mund të marrin ujë, ushqim dhe ilaçe”, tha ushtria izraelite.

“Nesër përpjekjet humanitare në Gaza, të kryera nga Egjipti dhe SHBA, do të rriten”, theksoi në postimin e saj ushtria izraelite, e cila ka bombarduar vazhdimisht Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit në territorin e saj më 7 tetor.

Mediat palestineze raportuan në orët e para të mëngjesit se telekomunikacioni  shërbimet telefonike dhe aksesi në internet  kishin filluar të rikthehen gradualisht.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi se numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga shpërthimi i luftës me Izraelin më 7 tetor ka kaluar tashmë 8,000.

“Numri i të vdekurve për shkak të sulmit izraelit tejkalon 8,000, gjysma e të cilëve janë fëmijë”, informoi ministria AFP.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!