“Më shumë se 500 mijë euro për të shpëtuar Luftëtarin”, rrëfehet donatori Halilaj

schedule12:23 - 27 Tetor, 2019

schedule 12:23 - 27 Tetor, 2019

Bekim Halilaj ka dhënë një prononcim të shkurtër përpara ndeshjes me Tiranën. Donatori kryesor i bluzinjve ka folur në emisionin “Gol pas Goli”, aty ku zbulon sakrificat për ekipin e gurtë. Halilaj vlerëson moshë e re të ekipit, teksa ka pretendime për arbitrat.

Kam qenë donator edhe më parë. Jam i kësaj zone dhe mendova të ndihmoj ekipin. Luftëtari e meritonte një investitor. 500 mijë euro për t’u licencuar? Borxhi ndoshta ka qenë më i madh. I kemi shlyer detyrimet. Kemi një ekip të ri, 21.7 vjeç është mosha mesatare.

Problemi kryesor janë gjykimet. Nuk dimë nëse është me dashje apo pa dashje. Kemi gjetur mbështete nga mediat. E kemi nisur keq, por kanë ndikuar arbitrat. Kemi lënë pesë pikë. Normal kemi edhe në fajet tona, nuk ua lëmë të gjitha arbitrave. Duhet të përmirësohemi edhe vetë“, përfundon kreu i klubit gjirokastrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!