Më shumë se 50 vite në skenë, grupi legjendar Aerosmith paralajmërojnë turneun e lamtumirës

schedule11:14 - 2 Maj, 2023

schedule 11:14 - 2 Maj, 2023

Pas plotësimit të më shumë se 50 viteve në skenën muzikore, Aerosmith njoftoi se do t’i thonë lamtumirë publikut të tyre me një turne që do të nisë në vjeshtë. Turneu i lamtumirës do të titullohet “Peace Out” dhe do të nisë më 2 shtator nga Filadelfia.

Udhëtimi me 40 data, i cili përfshin një ndalesë në qytetin e lindjes së grupit në Boston në natën e Vitit të Ri, do të përfundojë më 26 janar në Montreal.

“Unë mendoj se ka ardhur koha,” tha kitaristi Joe Perry për Associated Press. “Është një mundësi për të festuar 50-vjetorin e pranisë sonë. Asnjëherë nuk e dini se sa kohë do të jenë të gjithë të shëndetshëm për ta bërë këtë… Ka kaluar një kohë që kur kemi bërë një turne të vërtetë. Ne bëmë shfaqjet në Vegas, gjë që ishte e mrekullueshme. Ka qenë argëtuese, por ne jemi disi të shqetësuar për t’u rikthyer në rrugë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aerosmith (@aerosmith)

Ndërsa, bateristi i grupit Joey Kramer, nuk do të marrë pjesë në turne.

 “Ndërsa Joey Kramer mbetet një anëtar i dashur themelues i Aerosmith, ai për fat të keq ka marrë vendimin të mos ndjekë datat e planifikuara të turneut në mënyrë që të përqendrojë vëmendjen e tij të plotë në familjen dhe shëndetin e tij”, thuhet në deklaratën e grupit. “Prania e pamohueshme dhe legjendare e Joey-t pas kompletit të daulleve do të na mungojë shumë.”/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Live Nation Concerts (@livenation)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!