Më shumë se 3.5 milion njerëz në të gjithë botën janë infektuar me koronavirusin

schedule14:50 - 4 Maj, 2020

schedule 14:50 - 4 Maj, 2020

Më shumë se 3.5 milionë njerëz në të gjithë botën rezultojnë të infektuar me koronavirus. Po ashtu, si pasojë e koronavirusit, në të gjithë botën, deri më tani kanë ndërruar jetë të paktën 248,655.

Sipas të dhënave të pasqyruara në worldometers, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 1,161,994 janë shëruar tashmë plotësisht nga virusi. Vendi më i prekur në botë nga Covid-19 në botë deri më tani rezultojnë të jenë SHBA-të ku numërohen 1,188,826 të infektuar dhe 68,606 viktima.

Ndërsa, vendi i dytë më i prekur nga virusi korona është Spanja që numëron 247,122 të infektuar dhe 25,264 viktima. Në vendin e tretë është Italia me 210,717 të infektuar dhe 28,884 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!