Shkollat janë rihapur ndërkohë rastet e reja po rriten çdo ditë në kampuset e kolegjeve dhe universiteteve amerikane. Disa prej shteteve të SHBA-ve kanë raportuar numër të lartë të të infektuarish të nxënësve dhe studentëve.
Të paktën 37 shtete kanë konfirmuar deri më tani nxënës dhe studentë të infektuar me Covid-19. Më shumë se 25 mijë studentë janë regjistruar pozitivë me koronavirus, duke përfshirë edhe pjesëtar të stafit të kampuseve.
Të paktën 6,075,384 raste me koronavirus janë konfirmuar në Shtetet e Bashkuara dhe 184,686 njerëz kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins./abcnews.al

