Më shumë se 200,000 persona protestuan në Francë, 45 të arrestuar

schedule21:47 - 1 Maj, 2024

schedule 21:47 - 1 Maj, 2024

Më shumë se 200,000 njerëz demonstruan këtë të mërkurë në të gjithë Francën për të shënuar 1 majin, duke kërkuar paga më të larta, paqe në Gaza dhe siguri më të fortë në Evropë, tha Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT), ndërsa policia tha se 45 persona ishin arrestuar.

Gjithashtu, policia vlerësoi se në demonstratë ishin 121,000 njerëz.

Grupet pro-palestineze dhe aktivistët anti-olimpikë iu bashkuan tubimit, duke brohoritur parulla në mbështetje të popullit të Gazës. Një grup protestuesish i vunë zjarrin unazave të improvizuara olimpike për të treguar pakënaqësinë e tyre me Lojërat Verore që nisin në më pak se tre muaj.

Sindikatat franceze kanë paralajmëruar një grevë gjatë Lojërave Olimpike nëse qeveria nuk paguan kompensimin e duhur për njerëzit e detyruar të punojnë gjatë pushimeve verore.

Sindikatat numëruan 50,000 demonstrues në Paris, ndërsa selia e policisë deklaroi se ishin 18,000.

Tensionet e para ndodhën në krye të procesionit në Paris, kur protestuesit thyen xhamat e dyqaneve dhe një stacion autobusi dhe policia përdori gaz lotsjellës, duke plagosur të paktën një person./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!