Më shumë se 200 mijë ukrainas janë larguar nga vendi në tre shtete të tjera që pas nisjes së luftës

schedule10:14 - 27 Shkurt, 2022

schedule 10:14 - 27 Shkurt, 2022

BBC ka publikuar shifra të reja për numrin e ukrainasve që janë larguar nga vendi që pas nisjes së luftës.

Autoritetet sllovake kanë deklaruar se brenda 24 orëve rreth 10 mijë qytetarë hynë në vendin e tyre në tre pika nga Ukraina.

Kjo është një shifër pothuajse 10 herë më e madhe se ajo normale.

Më shumë se 43 mijë qytetarë ukrainas janë larguar drejt Rumanisë në tre ditët e fundit ndërkohë që më shumë se 150 mijë të tjerë kanë hyrë në Poloni.

Përpos tyre Ukraina kufizohet edhe me dy vende të tjera përveç Bjellorusisë dhe Rusisë. Hungaria dhe Moldavia kanë mirëpritur gjithashtu me mijëra qytetarë nga Ukraina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!