Më shumë se 2 muaj të bllokuar, Greqia rihap ishujt për vizitorët

schedule10:42 - 25 Maj, 2020

schedule 10:42 - 25 Maj, 2020

Greqia ka rihapur ishujt për vizitorët pas mbylljes për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Anijet kanë rifilluar të lundrojnë në ishuj që kanë qenë të ndaluar që kur qeveria greke vendosi kufizime.

Greqia është vlerësuar për përballimin pandemisë, duke regjistruar 171 viktima dhe 2.878 raste të konfirmuara.

Javën e kaluar, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi do të hapet ndaj turizmit ndërkombëtar nga 15 qershori , më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Ai tha se shumica e fluturimeve për në Greqi do të rifillojnë deri në 1 korrik, kur hotelet sezonale do të rihapen dhe një karantinë dy-javore për të huajt nuk do të jetë më në fuqi.

Por turistët nga vendet me shkallë të lartë të infeksionit fillimisht nuk do të lejohen të vizitojnë Greqinë.

Industria e turizmit në Greqi është jetike për ekonominë e vendit. /abcnews.al