Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometer, deri më tani, të infektuar me virusin rezultojnë të jenë 17,195,721 persona nga i gjithë globi.
Nga kjo shifër e përgjithshme, 10,706,687 persona e kanë fituar betejën me Covid-19. Ndërsa, nga ana tjetër, për fat të keq, si pasojë e virusit kanë humbur jetën 670,322 të infektuar.
Vendi më i prekur nga pandemia vijon të jetë SHBA ku numërohen 4,568,375 të infektuar dhe 153,845 viktima. Vendi i dytë me më shumë raste është Brazili ku më shumë se 2.5 persona janë infektuar dhe prej tyre 90,188 kanë ndërruar jetë.
Kritike situata paraqitet edhe në Indi ku deri më tani janë infektuar rreth 1.6 milion persona, prej tyre jetën e kanë humbur 35,035 të sëmurë. /abcnews.al/